KRYEFAQJA » LAJME » Ish atentatori i Azem Hajdarit merr titullin “Qytetar nderi” në Has, Rama revoltohet

Ish atentatori i Azem Hajdarit merr titullin “Qytetar nderi” në Has, Rama revoltohet

Këshilltarët bashkiakë të së majtës në Bashkinë e Hasit nuk e panë të udhës të thellohen në konsulta. Propozimin e bërë pak ditë më parë e futën ne rendin e dites dhe ne mbledhjen e së hënë i akorduan Gafurr Mazrrekut titullin ” Qytetar Nderi” (Pas vdekjes) me motivacionin “Personalitet intelektual me kontribut të pashoq në Pushtetin Vendor”.
Dhenia e ketij titulli, me 13 vota pro dhe nje abstenim, ish deputetit socialist dhe ish kryetar i Bashkisë së Hasit, i cili ne vitin 97 plagosi me 5 plumba themeluesin e PD Azem Hajdari brenda salles se seancave plenare te Kuvendit, sipas keshilltareve te djathte ishte i paligjshem. Ata e kundershtuan vendimin dhe thanë se ai u mor pa pranine e tyre, ndersa kishin kerkuar 5 minuta pushim.
Vendimi eshte pasuar me reagimin e menjehershem te kryeministrit Edi Rama. “Turp , Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin “Qytetar Nderi”. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e ne nuk dimë gjë?” – eshte shprehur kryeministri Rama.
Por pavaresisht denimit publik te ketij akti, opozita nuk hoqi dore nga akuza ndaj kryeministrit Rama si urdherues i tij.

Sicred