KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » IRTC largohet nga Ballshi, punonjësit në ankth
Zjarrëfikësit e KPN Ballsh në protestë

IRTC largohet nga Ballshi, punonjësit në ankth

Situata në Kombinatin e Përpunimit të Naftës në Ballsh. IRTC kompania investuese dhe administruese në këtë rafineri duket se është larguar prej saj, njoftuan burime të ministrisë së infrastrukturës dhe energjitikës. Për momentin Banka Kredins financuesja e kompanisë ka në ruajtje asetet e kombinatit.
Kjo situatë i ka detyruar punonjësit të dalin në protestë para portës kryesore të ndërmarrjes së tyre. Ata kërkojnë nga qeveria të shpejtojnë rivënien në punë të kombinatit dhe rikthimin e punonjësve në punë. Sipas  Petref Skëndaj nënkryetar i sindikatës, çdo zhvillim i ri duhet të ketë parasysh shlyerjen e detyrimeve të prapambetura prej dy muaj për punonjësit.

Gjergj Selmanaj sekretar i sindikatës thotë se në uzinë punojnë 3 reparte, TEC-i , Stacioni i pompave Poçem dhe reparti i zjarrfikëseve. Nëse periudha e mos shlyerjes se pagave do të zvarritet, ministria duhet të shikojë mundësinë e bashkimit me institucionet e tjera vartese si OSHE dhe ujesjellës.
Zhvillimet e fundit në Kombinatin të Përpunimit të Naftës, kanë sjellë pështjellim në qytetin e Ballshit. 1000 punonjësit e këtij kombinati janë banorë të qytetit dhe mungesa e pagave ka ndikuar në jetët e familjeve të tyre që po përkeqësohet dita-ditës.

Sicred