KRYEFAQJA » LAJME » Irani ka refuzuar ftesën e Trampit për dialog me Rohanin

Irani ka refuzuar ftesën e Trampit për dialog me Rohanin

Qeveria e Iranit ka refuzuar ftesën e bërë nga presidenti amerikan Donald Tramp për dialog, me qëllim zgjidhjen e çështjes bërthamore të Teheranit. Duke kujtuar se ishin Shtetet e Bashkuara ato që u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e vitit 2016, një zyrtar i Republikës Islamike ka deklaruar se oferta e Trampit është fyese dhe e pavlerë. Zyrtari ka shtuar se, dialogu është i kotë në kushtet kur Uashingtoni vazhdon të vendosë sanksione ndaj Iranit.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë është justifikuar duke deklaruar se vullneti i Tramp për t’u takuar me homologun Rouhani nuk e ndryshon qëndrimin e administratës së tij për vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike, për shkak të sjelljeve destruktive të saj në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk do të takohet me ministrin e jashtëm iranian në samitin e vendeve të Azisë juglindore që mbahet në fundjavë në Singapor.

Sicred