KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irani në gjykatën e OKB për të hequr sanksionet amerikane
Mohsen Mohebi

Irani në gjykatën e OKB për të hequr sanksionet amerikane

Irani i është drejtuar gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuar në përpjekje për të hequr sanksionet amerikane të rivendosura ndaj tij nga Presidenti Donald Tramp. Çështja iu paraqit Gjykatës Ndërkombëtre të Drejtësisë në korrik të këtij viti, me pretendimin se sanksionet që adminisrata Tramp vendosi në datën 8 maj të këtij viti, shkelnin një marrëveshje dypalëshe të arritur në vitin 1955 e cila rregullon marrëdhëniet ekonomike dhe konsullore mes dy vendeve. Në seancat dëgjimore që filluan këtë të hënë në Hagë, Teherani do t’u kërkojnë gjykatësve të pezullojnë në mënyrë urgjente sanksionet për të mbrojtur interesat iraniane.
Ndërkohë kjo çështje e cila vë në diskutim ligjshmërinë e sanksioneve mund të zgjasë për vite të tëra. Presidenti amerikan tha në muajin maj se do ta tërhiqte vendin e tij nga marrëveshja e arritur në vitin 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe se do të rivendoste sanksione ndaj Teheranit. Uashingtoni gjithashtu kërcënoi vendet e tjera me sanksione nëse ato nuk ndëprisnin importet e naftës iraniane deri në fillim të nëntorit. Përfaqësusi i Iranint, Mohsen Mohebi, tha sot në gjykatë se vendimi i SHBA-ve ishte një shkelje e qartë e traktatit të vtiti 1955 pasi ai synonte të dëmtonte ekonominë e Iranit në mënyrën më të rëndë të mundshme. Sipas tij, rivendosja e sanksioneve nuk ishte e justifikueshme pasi Irani po u përmbahej kushteve të marrëveshjes së vitit 2015. “Kjo politikë nuk është asgjë tjetër përvecse një agresion i pastër ekonomik ndaj vendit tim” u shpreh Mohebi në Gjykatë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, të cilat argumentojnë se gjykata nuk ka jurisdiksion në këtë cështje, do të paraqesin nesër argumentat e tyre ligjore para gjyqtarëve.

Sicred