KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak:Ushtria do ta zmbrapse Shtetin Islamik nga Mosuli brenda 10 ditësh

Irak:Ushtria do ta zmbrapse Shtetin Islamik nga Mosuli brenda 10 ditësh

Ushtria irakiane thotë ka marrë kontrollin e plotë të Universitetit të Mosulit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, që paraqet përparimin e fundit të rëndësishëm për rimarrjen e pjesës lindore të këtij qyteti. Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, e kanë shfrytëzuar kompleksin universitar si bazë të tyre, ndërsa zyrtarët irakianë thonë se ata kanë përdorur laboratorët kimike për prodhimin e armatimit kimik. Prej tetorit të vitit të kaluar, forcat ushtarake të Irakut kanë nisur ofensiven për rimarrjen e Mosulit, që është baza e fundit e madhe e Shtetit Islamik në Irak. Forcat qeveritare presin ta rimarrin kontrollin në gjysmën lindore të qytetit gjatë 10 ditëve të ardhshme. Përparimi është i ngadaltë sepse rezistenca nga militantët është e fortë. Banorët që janë larguar nga Mosuli thonë se pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar nga sulmet ajrore dhe zjarri i artilerisë.

Sicred