KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, ushtria merr kontrollin në Kirkuk
Irak, ushtria, merr kontrollin, në Kirkuk

Irak, ushtria merr kontrollin në Kirkuk

Forcat irakiane thonë se kanë rimarrë Hawijan, një nga enklavat e fundit të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Zona, ku jetojnë dhjetëra mijëra civilë, ka qenë nën kontrollin e grupit militant që nga viti 2014. Pas rimarrjes së Hawijas, mbetet vetëm një zonë e Irakut nën kontrollin e grupit militant, përgjatë kufirit perëndimor me Sirinë. Të mërkurën ushtria irakiane tha se ata vranë 196 militantë të ISIS dhe rimorën 98 fshatra. Trupat, policia dhe paraushtarakët “çliruan të gjithë qendrën e Hawijës dhe po vazhdojnë përparimin e tyre”, tha komandanti i operacionit. Forcat irakiane para dy ditesh kapën bazën ajrore të Rashadit në jug të qytetit, e cila u përdor si një kamp trajnimi nga militantët. OKB tha se deri në 78.000 civilë ishin ende të bllokuar në Hawija. Forcat irakiane të sigurisë thanë se militantët e ISIS ishin duke parandaluar disa njerëz të largoheshin dhe mund të kishin hedhur eksplozivë rreth qytetit. Rreth 12.500 njerëz kanë ikur që kur operacioni i ushtrisë filloi dy javë më parë, sipas OKB-së. Është e paqartë se sa civilë janë arratisur gjatë dy ditëve të fundit. ISIS vazhdon të mbajë pjesë të Sirisë nën kontroll.

Sicred