KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, Kleriku Al Sadr fiton zgjedhjet
Irak, Kleriku Al Sadr fiton zgjedhjet

Irak, Kleriku Al Sadr fiton zgjedhjet

Komisioni Zgjedhor në Irak u shpreh se Kleriku shiit Moktada Al Sadr, i cili ka luftuar kundër trupave amerikane gjatë luftës në Irak, ka siguruar numrin më të madh të vendeve në parlament. Aleanca e Al Sadri, me komunistët irakiane, ka marrë 54 vende. Vetë Al Sadr nuk mund të bëhet kryeministër, pasi nuk ka konkuruar për deputet në parlament. Megjithatë, si kreu i një aleance politike, ai do të luajë një rol të rëndësishëm në negociata dhe marrëveshje politike që do të zhvillohen për krijimin e qeverisë së ardhshme irakiane. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis gjatë kësaj jave tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin zgjedhjen e elektoriatit irakien, pavarësisht fitores së papritur të Al-Sadr.

Sicred