KRYEFAQJA » LAJME » IOC përcakton Paris 2024 dhe Los Anxheles 2028
IOC, përcakton, Paris 2024, dhe Los Anxheles 2028

IOC përcakton Paris 2024 dhe Los Anxheles 2028

Paris 2024 dhe Los Anxhelos 2028 janë vendet ku do të zhvillohen olimpiadat verore. Ky është vendimi unanim i marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Parisi ishte i interesuar në mënyrë të veçantë për vitin 2024, pasi që shënon 100 vjetorin nga hera e fundit që ai priti Olimpiadën. Kryeqyteti francez i ka pritur lojërat e para në 1900 dhe i përsëriti në 1924. Në Saint-Denis do të ngrihet Fshatin Olimpik i olimpiadës. Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo, presidenti i IOC Thomas Bach dhe kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti kanë qenë në Lima, në Peru, gjatë marrjes së vendimit për përcaktimin e vendeve kandidate. Hidalgo me lot në sy është shprehur. “Ishte një moment shumë i fortë, shumë emocional. Ne jemi të gjithë të bashkuar, gjë që nuk ndodh në vendet e tjera. Ndërsa në Francë është një gjë e zakonshme”. Por miratimi I zhvillimit të Lojrëave Olimpike në Paris ka ngjallur protestën e dhjetëra vetëve. Janë po ata që protestuan edhe për finalet e Evropianit Francë 2016, për shkak të shpenzimeve. Ata mbanin flamuj ku shkruhej “Jo, Olimpiada”. Ndërsa Los Anxhelos priti Olimpiadën e parë në vitin 1932 dhe më pas u prit përsëri në vitin 1984. Ndërkohë që flaka te Kulla e Olimpiadës në Los Angelos Memorial Coliseum është ndezur përsëri. “Ky është një revolucion mjaft radikal – tha kryebashkiaku i Los Anxheles Garcetti. – Zakonisht kemi dy ose tre qytete që qajnë dhe një që fiton. Në këtë botë, sot ka mjaft humbës, mjaft njerëz që shkojnë pas ëndrrave për t’i shtypur ato, ndërsa sot ne mendojmë se diçka që mund të jetë ndryshe. “U zgjodhën Parisi dhe Los Anxhelos, dy qytete me një traditë historike të pritjes olimpike. Ato do të kërkojnë të modernizojnë Lojërat, sidomos duke eliminuar stadiume miliardë dollarësh dhe projektet infrastrukturore që janë gati të shfrytëzueshme.

Sicred