KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Investimet publike larg realizimit

Investimet publike larg realizimit

Të dhënat paraprake të ministrisë së financave për 11 mujorin e vitit që lamë pas tregojnë se qeveria nuk ka arritur të realizoje të gjithë fondin e investimeve publike, një problem ky që dominon edhe një nga buxhetet më të ulta në zërin e investimeve, siç ishte ai i 2016. Referuar treguesve fiskal për 11 mujorin qeveria ka ekzekutuar 76% të fondit të shpenzimeve kapitale dhe pjesa e parealizuar e këtij fondi i mbetet muajit dhjetor. Në total për vitin 2016 investimet publike llogariteshin 58.6 mld lekë, ose 3.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë sipas fiskales rezulton që në fund të muajit nëntor shpenzimet kapitale janë 13.9 mld lekë më pak krahasuar me planin e qeverisë. Por edhe shpenzimet në total për 11 mujorin shënojnë mosrealizim të thellë krahasuar me vitin paraardhës. Nëse krahasohet me planin, qeveria nuk i ka injektuar ekonomisë plot 26 mld lekë shpenzime në total, ose 10% e buxhetit të shtetit.

Shpenzimet kapitale (2016)

Janar              1,408 mln lekë

Shkurt            3,147 mln lekë

Mars               8,234 mln lekë

Prill                2,209 mln lekë

Maj                15,099 mln lekë

Qershor        20,108 mln lekë

Korrik           23,630 mln lekë

Gusht            30,566 mln lekë

Shtator          35,098 mln lekë

Tetor              38,677 mln lekë

Nëntor           44,783 mln lekë

Sicred