KRYEFAQJA » LAJME » Investimet në Elbasan, Balla inspektime për kanalet kulluese

Investimet në Elbasan, Balla inspektime për kanalet kulluese

Investimet në Bujqësi për të nxitur prodhimin vendas dhe mbështetur fermerët, janë prioritet i shumicës qeverisëse tha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, gjatë inspektimit të punimeve për të nxjerrë nga harta e listës së përmbytjeve Fushën e Elbasanit. Balla tha se pavarësisht temperaturave të larta, puna ka vijuar 24 orë në 24, për pastrimin e mbi 30 km kanale kulluese në këtë zonë. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini tha se me këtë ritëm, po punohet në çdo njësi. Duke vënë në dukje se pastrimi i kanaleve vaditëse tashmë ka përfunduar. Fermerët vlerësuan investimet e deritanishme, si mjaft të rëndësishme në veprimtarinë e tyre. Në këtë tokë fermerët kanë mbjellë kryesisht në pemtari. Investimet e kryera veçanërisht në infrastrukturë kanë ndikuar në rritjen e tregtimit të prodhimeve të tyre, në tregjet më të afërta.

Sicred