KRYEFAQJA » LAJME » Investime të reja në Bashkinë e Libohovës

Investime të reja në Bashkinë e Libohovës

Rehabilitimi i plotë i qendrës së qytetit të Libohovës është projekti i radhës që ka nisur të zbatohet nga qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor. Financimi me vlerë 139 milion lekë do të mundësojë ndryshimin e shëtitores së qytetit, fasadave të godinave përgjatë saj, rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërta, ndriçimit publik, etj. Sipas kryetares së bashkisë Luiza Mandi, zbatimi i këtij projekti do të ndikojë edhe në tërheqjen në Libohohë të grupeve turistike vendase dhe të huaja. Gjatë këtij viti në Bashkinë Libohovë me financimet e qeverisë dhe donatorëve të tjera janë zbatuar disa projekte publike. Krahas qytetit të Libohovës është punuar edhe në njësitë administrative për rehabilitimin e segmenteve rrugore,mirëmbajtien e godinave shkollore, etj.

 

Sicred