KRYEFAQJA » LAJME » Intervista e trajnerit Ventura para ndeshjes Itali-Shqipëri

Intervista e trajnerit Ventura para ndeshjes Itali-Shqipëri

Italia luan ndaj Shqipërisë ndeshjen e fundit në grup të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Rusi 2018. E pozicionuar në vendin e dytë skuadrës së trajnerit Ventura i duhen sa më shumë pikë për të qenë e para ndër katër të dytat më të mira që do të dalin në përfundim të të gjithë ndeshjeve në grupe. Ndaj kundër Shqipërisë, ai ka theksuar se nuk do të jetë një ndeshje miqësore. “Në nivel ndërkombëtar është e vështirë që të jetë një ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë. Mbi të gjitha që ndeshjet midis Shqipërisë dhe Italisë janë një festë e vërtetë sa herë që ato luajnë sëbashku. Për ne kjo ndeshje ka shumë rëndësi, pasi na duhen sa më shumë pikë, për të qenë të parët midis katërt skuadrave që do të renditen më mirë në vendet e dyta në grupe. E dimë që nuk është e lehtë por do të provojmë” tha trajneri Ventura. Në ndeshjen e parë, Ventura ka fituar kundër Shqipërisë së drejtuar nga De Biazi, tani luan kundër skuadrës kuqezi të drejtuar nga Panuçi. Çfarë ndryshimi shikon në kombëtaren shqiptare të drejtuar nga dy trajnerët italianë? “Jam mik me Panuçin dhe me të atin e tij. Shikoj me kënaqësi se ai po bën mirë me Shqipërinë ashtu si edhe De Biazi. Madje i uroj që të ketë të njëjtin sukses të cilin besoj se do ta arrijë por pas ndeshjes me ne. Për Panuçin është një shans i rëndësishëm drejtimi i kombëtares shqiptare prandaj i uroj gjithë të mirat e botës”. Në Loro Boriçi do të ketë një festë sot në mbrëmje. Nga tifozët, vetë futbollistët, ambjenti do të jetë i mrekullueshëm. Çfarë pret Ventura sot? “Uroj me të vërtetë që të jetë një festë sportive, një festë futbolli. Për të gjithë ata që e duan futbollin të jetë një ndeshje e lirë, e pakushtëzuar nga opinioni se Italia është e kualifikuar tashmë dhe Shqipëria jo. Ndaj uroj dhe dua të luhet futboll i bukur. Uroj që të festojë i gjithë stadiumi” tha Ventura.

Sicred