KRYEFAQJA » LAJME » Bushati në RTSH: “Politika në Shqipëri duhet ti përgjigjet rëndësisë së procesit të integrimit”

Bushati në RTSH: “Politika në Shqipëri duhet ti përgjigjet rëndësisë së procesit të integrimit”

Denada  Shkodrani,gazetare RTSH:  Z. Ministër,Ju sikurse edhe Kryeministri, një dite më parë në takimin informal në Durrës, rikonfirmuat gadishmërinë e Shqipërisë për të pritur emigrantët që mberritën javën e kaluar në brigjet Italiane.Sa janë kapacitetet e Shqipërisë për të pritur një fluks emigrator drejt BE-së?

Ditmir Bushati,Ministër për Europën e Punët e Jashtme:”Kriza e refugjatëve arriti pikun e vet në 2014 dhe që nga 2014 deri më sot Shqiperia ka mbajtur një qëndrim konsistent,pasi të gjitha vendet që janë pjesë e Europës,pavarësisht nëse janë vende anëtare apo jo,duhet të japin kontributin e tyre.Kjo është një krizë e paprecedent,ndoshta nga më masivet e historisë së njerëzimit.Gjasat janë që nuk do të ketë një stabilizim të shpejtë të situates,përsa kohë rrënjët e konfliktit në zonën rreth Mesdheut nuk janë adresuar.Për pasojë kërkon një përgjigje në nivel Europian. Bazuar mbi këtë qëndrim,Shqipëria iu përgjigj nevojës që kishte Italia,autoritetet Italiane,në kushtet kur Italia është një prej vendeve më të prekura dhe vuan pasojat e kësaj krize.Kapacitetet e Shqipërise,janë kapacitete të kufizuara,por në këtë vendimarrje,faktori kryesor motivues ka qenë qëndrimi i Shqipërisë dhe kontributi ynë për një çështje humanitare.

Denada Shkodrani,gazetare RTSH:  Z.Ministër,Ju thoni që kjo është çështje humanitare.Ne pranuam 20 prej tyre.Është ky një mesazh I drejtëpërdrejtë për vende antare të BE-së që janë skeptike për pritjen e emigrantëve?

Ministri i JashtëmBushati: Shqipëria nuk i bën karshillëk asnjë vendi anëtar të BE-së.Ne mund të mos biem dakord me politikat e vendeve të caktuara në BE, rreth emigracionit dhe krizës së refugjatëve.Ka qenë një qëndrim i qartë i Shqipërisë,duke patur parasysh historinë e popullit dhe kombit tonë.Në ditët tona më të vështira,që nga shembja e regjimit komunist, ishte dashamirësia e popullit Italian që shpëtoi Shqipërinë nga një katastrofë e përmasave të jashtëzakonshme,siç ishte vala migratore e viteve 90-të.Ne kemi një histori të rëndësishme me migracionin dhe smund të harrojmë elementin njerëzor.Nuk i kemi bërë karshillëk dhe nuk kemi pretenduar për asnjë çast për të çuar një mesazh të dyfishtë diku,drejt vendeve të caktuara të BE-së,që kanë një qendrim të ndryshëm për këtë çështje,apo të kemi tentuar të përfitojmë në drejtim të agjendës sonë drejt BE-së.

Denada Shkodrani,gazetare RTSH :   Në raste të ngjashme ne do të veprojmë në të njejtën mënyrë?Do të kemi gadishmëri për të pritur një pjesë të këtyre emigrantëve?

Ministri i Jashtëm,Bushati: Në politikë është e vështirë të flasësh në mënyrë hipotetike pavarësisht se Shqipëria është e përgatitur për variantin A,B,C i cili bazohet tek formulimi politik;I propocionaliteti, që të gjitha vendet të japin kontributin e tyre dhe do të vijojmë të jemi në kontakte, jo vetëm me Italinë,por edhe me vende të tjera të BE-së,sepse në fund të ditës, është një çështje humanitare,por që ka edhe dimensione të qarta për sigurinë në rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.

Denada Shkodrani,gazetare RTSH:    Nis vjeshta,cilat do të jenë ngjarjet që do të shoqërojnë proçesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian?

Ministri i Jashtëm,Bushati: Ne kemi nisur proçesin e  “screen” me  KE-në dhe natyrisht po bëhet  një punë e imtësishme në planin teknik,për tiu përgjigjur sfidave në planin teknik,për tiu përgjigjur sfidave që burojnë nga ky proçes dhe për të kaluar në “scanner” të gjithë legjislacionin e BE-së dhe për të kuptuar dhe për të inventarizuar nivelin tonë të përputhshmërisë, jo vetëm në planin legjislativ, por edhe për tek masat legjislative që do të duhet të merren në këtë drejtim.Natyrisht kjo është vetëm pjesa teknike.Në pjesën politike është shumë e rëndësishme dhe uroj që të gjendet gjuha e përbashkët,që të miratohen ato reforma të nevojshme që do ta shtyjnë përpara proçesin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.Vettingu ka prodhuar disa suksese të prekshme në drejtësi.Falë zbatimit të Vettingut,gjerësisht pranohet që Shqipëria është model për vendet e tjera të rajonit,por jo vetëm,për mënyrën sesi duhet të pastrohet  më tej sistemi i drejtësisë.Por duhen ngritur edhe institucionet për të cilat është rënë dakord në momentin që u miratua paketa e reformave kushtetuese. Ne jemi të vendosur për ta çuar përpara që në Qershorin e 2019-ës ,dosja e Shqipërisë të jetë një dosje mjaft e konsoliduar si nga pikpamja e forcimit të kapaciteteve,ashtu edhe nga pikëpamja e përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra në këtë proçes.

Denada Shkodrani,gazetare RTSH:  Në rast se do të kemi një mundësi  bllokimi hipotetik nga opozita në këtë proçes,ka qeveria nje plan “B” veprimi?

Ministri i Jashtëm,Bushati: Nuk besoj së është në interesin e opozites për të bllokuar reformat që kanë lidhje me këtë proçes.Tani është e qartë që ky nuk është një proçes,që ka lidhje me qeverinë.Nga ky proçes nuk varet as fati i qeverisë Rama,as fati i një partie politike të caktuar.Është një proçes që ka të bëjë me ndryshimin dhe modernizimin e qëndrueshëm shoqëror,që të gjithë aktorët duhet të kontribuojnë,prandaj është e udhës që energjitë tona të shpenzohen në drejtim të përmbushjes së këtyre reformave që nuk janë,as të majta as te djathta,por janë reforma për të modernizuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Denada Shkodrani,gazetare RTSH:    Si e shihni situatën aktuale në rajon;referendumin në  Maqedoni,por edhe zhvillimet e fundit në Kosovë?

Ministri i Jashtëm,Bushati: Sa i përket referendumit në Shkup,para fqinjëve tanë paraqitet një rast i papërsëritshëm për të vulosur përmes një plebishiti marreveshjen e arritur me Greqinë, për çështjen e emrit.Është në interesin,jo vetëm të fqinjit tonë,por edhe të vendeve të tjera të rajonit për ta inkurajuar këtë proçes shumë pozitiv,për të dalë nga moçali i konflikteve të panevojshme dhe për ta ankoruar fqinjin në ujrat Euro-Atlantike.Shqiptarët kanë luajtur një rol vendimtar atje,në këtë proçes,kanë qenë vijimësisht dhe kokëfortësisht “pro antarësimit të vendit të tyre në NATO.Në rradhë të Shqiptarëve do të ketë një mbështetje në kursin që është përfshirë vendin.Rruga nuk është e lehtë,marrëveshjet nuk janë të lehta,por besojmë që para fqinjit tonë shfaqet një mundësi shumë e madhe para,që duhet shfrytezuar me zgjuarsi.
Në raport me Greqinë,në do vijojmë procesin që kemi nisur.Në vjeshtë, do kemi një takim të rradhës me Ministin e Jashtem Grek në OKB,gjatë sesionit të OKB-së,ku do vazhdojmë punën që është ndërprerë për shkak pushimeve të verës.

Përsa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,inkurajojmë që ky proçes të finalizohet me një marrëveshje që njeh shtetet në mënyrë të ndërsjelltë dhe krijon më shumë stabilitet dhe prespektivë më të qartë të rajonit në BE.

Denada Shkodrani,gazetare RTSH:  Shpresojmë që takimi që do të keni në OKB të prodhojë rezultate sa më shpejt sa i takon marrëveshjes me Greqinë,por në media aludohet për një bllokim sa i takon proçesit të negociatave.Si qëndron kjo çështje?

 Ministri i Jashtëm,Bushati:   Kemi pasur një komunikim normal për këtë proçes,në përputhje me përgjegjësinë dhe rolin institucional të gjithë aktorëve të përfshirë dhe pjesa tjetër është thjeshtë aludim.

Sicred