KRYEFAQJA » LAJME » INTERPOL: Operacion ndërkombëtar për trafikimin e armëve në vendet e Ballkanit dhe Europës lindore
interpol trafikimi i armeve

INTERPOL: Operacion ndërkombëtar për trafikimin e armëve në vendet e Ballkanit dhe Europës lindore

Me qindra armë, ndër të cilat edhe një raketë hedhëse e një mitraloz, janë sekuestruar gjatë një operacioni ndërkombëtar policor të udhëhequr nga Interpoli. Shënjestra e ndërhyrjes, ishte trafikimi i paligjshëm i tyre nga vendet e Ballkanit dhe Europës lindore. Në total, u kapen 321 armë zjarri. Shqetësimet në rritje mbi terrorizmin dhe trafikun e paligjshëm të armëve e kanë kthyer krijimin e një rrjeti të fuqishëm policor në objektiv të rëndësishëm të operacionit “Këmbëza” . “Suksesi nuk matet vetëm me numrin e kontrolleve, personat e arrestuar apo numrin e sendeve të sekuestruara. Efektivë policie nga shtete të ndryshme të botës bashkojnë forcat e punojnë bashkë kundër krimit të organizuar”, tha Branislav Pavlovic, kreu i Interpolit, Sarajevë. “Thuajse çdo armë zjarri e kapur vjen nga një vend tjetër. Kështu, një shtet mund ta aktivizojë legjislacionin e armëve të tilla, por nuk e kontrollon dot se çfarë ndodh në vende të tjera. Kështu, ndërsa armë lëvizin në të gjithë kontinentin e Europës, mund të cënohet edhe siguria e qytetarëve të ndodhur 500 apo 1000 km larg”, tha John Hageman, shef i programit te armëve të zjarrit, Interpol. Gjatë operacionit që mbuloi 23 vende e përfshin 8.000 efektivë nga shtetet pjesëmarrëse, u vunë në praga 149 persona. Për një periudhë kohe 48 orëshe nga data 6 deri ne 8 prill janë konfiskuar rreth 20.000 municione.

Sicred