KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “International Opera Awards”: Nominim për Ermonela Jahon

“International Opera Awards”: Nominim për Ermonela Jahon

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho nominohet sërish për trofeun “International Opera Awards”. Tashmë ajo e ka në koleksionin e saj trofeun e më së mirës këngëtare lirike për vitin 2016, por kontributi i saj gjatë vitit 2017 në skenën operistike botërore ka shndritur aq sa të nominohet sërish si zëri më i mirë femëror në opera për vitin 2018.
Fondacioni “International Opera Awards” promovon exellencen në operan botërore si dhe mbështet talentet e reja. Siti zyrtar i fondacionit rendit sopranon shqiptare në kategorinë “female singer” ku ajo është nominuar përkrah emrave si Malin Bystrom, Carmen Gianattasio, Barbara Hannigan, Hui He dhe Eva Maria Westbroek. Çmimet ndërkombëtare të Operas do të shpallen më 9 Prill në Londër në një mbrëmje gala.
Ndërkaq axhenda e artistes shqiptare premton për produksione të shndritshme në skenat botërore. Ajo po përgatit debutimin e saj në Pekin përkrah legjendës së operas Plaçido Domingo. Të dy artistët në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar momente nga provat e operas “Thais”. Tashme Jaho rendit disa produksione të rëndësishme përkrah legjendës operistike Placido Domingo i cili përgjatë viteve ka treguar një mbështetje ndaj vokaleve dhe personaliteteve artistike nga Shqipëria dhe Kosova, siç ishte edhe rasti i tenorit Rame Lahaj. Sopranoja Shqiptare ne nje interviste per sherbimin shqip te Radio Kines eshte shprehur “Ndihem shumë mirë, por përsëri është një sfidë, sepse pavarësisht se i këndon operat me qindra herë, çdo ditë ka gjëra për të zbuluar, forca krijuese që fshihet pas prodhimit të “Thais”-it nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, është regjisori argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes. Opera “Thaïs” është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018 dhe çelet me dy emra të mëdhenj Plaçido Domingo dhe Ermonela Jaho.

Sicred