KRYEFAQJA » LAJME » Interkonjeksioni me Kosovën; Gjiknuri ndihmë KE-së
gjiknuri, interkonjeksioni,vendi

Interkonjeksioni me Kosovën; Gjiknuri ndihmë KE-së

Kosova dhe Shqipëria kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit Europian për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga Serbia me linjën e interkonjeksionit 400 kv, e cila nuk është vënë ende në funksion ndonëse investimi përfundoi në Qershor të 2016. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri shfrytëzoi ministerialin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Shkup, ku ishte i pranishëm edhe komisioneri europian për zgjerimin Johanes Han, për të adresuar këtë shqetësim. “Është diçka e komplikuar për integrimin e tregut rajonal. Ju e dini që Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një linjë ndërlidhëse, por për shkak se Serbia nuk njeh pavarësine e operatorit të transmetimit të Kosovës kjo linjë spo vihet në funksion. Kjo vë në pikëpyetje shumë investime në të ardhmen.” – tha Gjiknuri. I njëjti shqetësim u përforcua në këtë takim edhe nga zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik ts Kosovës, Gani Koçi. Ndërkohë që Ministri serb i Energjisë pranoi se kjo është një çështje politike e cila po trajtohet si pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndermjetësimin e Brukselit dhe do duhet të gjejë zgjidhje në këtë nivel.

Sicred