KRYEFAQJA » LAJME » Intensifikohen punimet në rrugën e Velipojës-investim i qeverisë shqiptare

Intensifikohen punimet në rrugën e Velipojës-investim i qeverisë shqiptare

Punimet që po kryen në rrugën Shkodër–Velipojë, nuk do të përbëjnë pengesë për mbarëvajtjen e sezonin turistik veror. Zbatuesit e këtij projekti bën të ditur se, është hedhur shtresa e parë e asfaltit nga Harku i Bërdicës deri në Baks- Rrjoll.

Kjo mundëson kalimin pa pengesa për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Velipojës nga Shkodra apo nga vendet e tjera. Ndërkaq, puna vijon me veprat e artit dhe kanalet e kullimit dhe me vendosjen e sinjalistikës së përhershme me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.Në segmente të caktuara të projektit që nuk pengojnë qarkullimin e mjeteve, do të vijohet me hedhjen e shtresave të tjera të asfaltit.

Aksi Shkodër – Velipojë  është një projekt i financuar nga qeveria shqiptare me një fond prej 2.3 mld lekë .Projekti është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2018, por për të shmangur pengesat gjatë sezonit turistik punimet u intensifikuan.Çdo vit janë rreth 100 mijë turistë që udhëtojnë drejt Velipojës. Përveç turistëve, rruga u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të Dajçit, Bërdicës dhe Velipojës.

Sicred