KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Integrimi rajonal në ekonomi dhe tregëti, Rama fton në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Integrimi rajonal në ekonomi dhe tregëti, Rama fton në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Integrimi rajonal në ekonomi dhe tregëti, Rama fton në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar të shtunën në një takim informal në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar thellimin e integrimit rajonal sidomos në ekonomi dhe tregti. Pjesmarrjen në takim e kanë konfirmuar kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç. Komisioneri për zgjerimin në BE Johannes Hahn dhe zoti Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, do të jenë gjithashtu të pranishëm në diskutimet rajonale me nivelet qeverisëse më të larta.
Në takimin një ditor Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më tej për të siguruar angazhim maksimal në nivel të lartë për zbatimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale të rënë dakort në Samitin e Triestes. Në sesione të veçanta janë planifikuar diskutime mbi tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë dixhitale. Takimi është planifikuar gjithashtu të mbajë diskutime për Rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Vizita e komisionerit të zgjerimit Hahn në Shqipëri shihet me interes pasi realizohet pak para fillimit të sesionit të punës në institucionet europiane dhe kur pritet që Komisioni Europian të konkludojë për Këshillin Europian vendimin mbi pritmërinë e tij për ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri përkah procedurës së çeljes së negociatave.

Sicred