KRYEFAQJA » LAJME » Integrimi, pozita dhe opozita: Negociatat Shqipëri – BE të çelen në prill

Integrimi, pozita dhe opozita: Negociatat Shqipëri – BE të çelen në prill

Komiteti i Stabilizim Asociimit ka arritur një rezolutë me rekomandime të përbashkëta në fund të takimit të 12 në Tiranë. Sinjalet pozitive për një dakortësi u paralajmëruan nga tonet kërkuese për qëndrimin politik të Tiranës të eurodeputetit Eduard Kukan gjatë ditës së dytë të punimeve që siguroi se Komisioni Europian do të kërkojë çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë në prill.
“Shoh që ka një unitet nga të gjitha partitë politike për të mirëpritur hapjen e negociatave. Është e domosdoshme që të jeni të gatshëm dhe të tregoni që e meritoni. Unë nuk kam asnjë dyshim që Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave, por Këshilli e merr vendimin” tha zoti Kukan.
Ndërkohë që ka qenë pjesa shqiptare e delegacionit që ka kërkuar në dokumentin e përbashkët çeljen e negociatave, pasi ka siguruar dakordësinë mes palëve. “Të gjithë u bëmë bashkë, eurodeputetë dhe deputetë shqiptarë për ti kërkuar vendeve anëtare përmes këshillit dhe Komisionit në rradhë të parë, që të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për caktimin e një date për fillimin e negociatave” tha deputeti socialist Taulant Balla.
Ndërsa deputeti demokrat Genc Pollo tha se bëhej fjalë pë një “…teks rekomandimesh tashmë të miratuara, i cili përfshin shumë nga shqetësimet tona dhe mori votat e PS dhe partive të PE, të përfaqësuara nga eurodeputetët duke nisur nga shqetësimi për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga presioni mbi votuesit”.
Rekomandimet përbëjnë pjesë të maturisë së politikës shqiptare dhe konsiderohen të rëndësishme në prag të propozimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave BE-Shqipëri.

Sicred