KRYEFAQJA » LAJME » Integrimi, përplasje në komisionin e jashtëm, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë
Integrimi, përplasje në komisionin e jashtëm, opozita kërkon dorëhejen e qeverisë

Integrimi, përplasje në komisionin e jashtëm, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ish homologu i tij demokrat Tritan Shehu, janë përplasur sot në komisionin e jashtëm parlamentar, ku po raportohej mbi situatën dhe përgatitjet për procesin e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
Opozita e cila këmbëngul se qeveria socialiste ka dështuar në integrimin e vendit ka kërkuar dorëheqjen e saj. “A mund të qëndrojë kjo qeveri, ky kryeministër dhe ju në krye të vendit pasi ju ra flamuri, pika kryesore e programit dhe aspirata e madhe e Shqipërisë?” tha deputeti demokrat Shehu. “Jo vetëm po largoheni çdo ditë nga negociatat, por me këtë rrugë që keni nisur ju po vini në dyshim edhe vetë MSA” shtoi më tej ai.
Por për zotin Bushati Shqipëria është në rrugën e duhur, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim. “Një klimë më mirë kuptuese politike veçse e ndihmon përparimin e Shqipërisë në këtë proces. Negociatat janë në horizontin e 2019. Hahn përcaktoi edhe afatin për hapjen e kapitujve të parë negociues” kujtoi zoti Bushati.
Në polemika është përfshirë edhe ish ministrja e integrimit deputetja e LSI Klajda Gjosha. “Frika tashmë nga e vërteta dhe frika për tu përballuar si me anëtarët e opozitës dhe me të vërtetën besoj që është e dukshme për qytetarët dhe nuk është normale. T’i mashtrosh ata që negociatat janë çelur, kur jo vetëm nuk janë çeluar, por Shqipëria duhet të kalojë në kushte të përcaktuara qartë nga konkluzionet e Këshillit Europian” tha zonja Gjosha.

Sicred