KRYEFAQJA » LAJME » Integrimi në Ballkan, si parakusht për anëtarësimin në BE
Integrimi në Ballkan, si parakusht për anëtarësimin në BE

Integrimi në Ballkan, si parakusht për anëtarësimin në BE

Përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) u mblodhën të enten në Sarajevë për të identifikuar nismat e përbashkëta të integrimit ekonomik dhe fushat prioritare që mund të paraqiten në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë më 12 korrik 2017.
Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i RCC theksoi rëndësinë dhe kompleksitetin e rezultatit të pritur të takimit. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të seminarit, Svilanoviç theksoi se sfidat e tanishme duke përfshirë etapat e ndryshme të pranimit në BE të Ballkanit Perëndimor, sfondin politik mund të shihen si mundësi për të avancuar bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e situatës ekonomike të çdo vendi. “Nuk ka dyshim se prioritetet e rajonit tonë duhet të nxisin dhe formësojnë procesin, të përcaktojnë dinamikën dhe formatin e saj” tha ai. “Ulja e çmimit për roamingut, përparimi në lehtësimin e tregtisë dhe transportit, rritja e bashkëpunimit rajonal mes sektorit privat, puna drejt ndërtimit të një oferte turistike rajonale, etj janë ndër shumë fusha që dëshmojnë se ka një vlerë të shtuar përpjekjet e përbashkëta. Niveli i gatishmërisë dhe ambicies tuaj do të përcaktojë formatin dhe angazhimet e Konkluzioneve të Samitit të Triestes ” shtoi më tej zoti Svilanoviç. Ai theksoi gatishmërinë e KBR (Këshillit Bashkëpunimit Rajonal) për të ofruar ekspertizë dhe për të mbledhur kapacitete për të përgatitur një plan veprimi që në të vërtetë mund të lehtësojë mobilizimin e përpjekjeve dhe sigurimin e ndikimit politik në nivelin më të lartë.
Takimi është një vazhdim i takimit të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë më 16 mars 2017, ku ata riafirmuan angazhimet e tyre dhe përcaktuan udhëzimet për përgatitjet për Samitin e 2017 të mikpritur nga Italia, duke njohur nevojën për të bashkuar forcat si një rajon.
Bernard Brunet, Udhëheqës i Njësisë pranë Drejtorisë së KE, tha se Komisioni Evropian mbështet përpjekjet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të thelluar integrimin ekonomik rajonal. “Kjo mund të përfshijë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, qarkullimin e lirë të fuqisë punëtore të kualifikuar, një qasje të përbashkët digjitale dhe një hapësirë ​​investimi dinamike, pasi ato janë të gjitha gurët kryesorë të procesit të pranimit në BE. Komisioni Evropian shpreson që plani ambicioz i veprimit të miratohet në Samitin e ardhshëm të Triestes” tha zoti Brunet.
Duke iu bashkuar CEFTA dhjetë vjet më parë, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka përfituar shumë, tha Stanimir Vukicevic, ambasadori i Serbisë, në zyrën e CEFTA , në Bosnje dhe Herzegovinë, duke shtuar se ka ende shumë hapësirë ​​për përmirësim, pasi ka ende potenciale të pashfrytëzuara për tregtinë në rajon. “Për këtë qëllim, ne në CEFTA shpresojmë që ky cikël i përpjekjeve të shtuara të bashkëpunimit rajonal do të rezultojë në zbatimin e shpejtë të protokolleve shtesë për lehtësimin e tregtisë dhe liberalizimin e tregtisë në shërbime, pasi tregu CEFTA përbën një grup të konsiderueshëm prej rreth 20 milionë konsumatorësh” tha ai.
Samiti i Parisit në vitin 2016 dha një hartë të rëndësishme për të forcuar më tej bashkëpunimin rajonal, rritjen e koherencës dhe thellimin e integrimit të nxitur nga një perspektivë e qartë e pranimit në BE. Samiti i ardhshëm i Triestes do të mbështetet në përparimin e bërë drejt integrimit ekonomik rajonal për të shpejtuar procesin e pranimit në BE. Ky seminar teknik, i paraparë si një hap përgatitor drejt takimeve të nivelit të lartë që duhet të ndiqet përpara Samitit të Triestes, u organizua dhe u mbështet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Shoqata e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Komisioni Europian (KE).

Sicred