KRYEFAQJA » LAJME » Integrimi, Bushati: Vendet skeptike janë ftuar të dërgojnë misione vlerësimi në Shqipëri

Integrimi, Bushati: Vendet skeptike janë ftuar të dërgojnë misione vlerësimi në Shqipëri

Shqipëria ka përfunduar planin kombëtar të integrimit. Ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e konfirmoi këtë gjatë seancës dëgjimore të martën në komisionin e jashtëm parlamentar. Duke iu përgjigjur interesit të deputeteve, zoti Bushati ekspozoi ecurinë e procesit dhe objektivat pas marrjes së rekomandimit të Komisionit Europian.
Mes çështjeve të shumta të integrimit europian, ministri Bushati ka kujtuar se vendet skeptike janë ftuar të dërgojnë misione vlerësimi në Shqipëri, vendi që sipas vlerësimit të tij ka përfshirë me kushtetute statusin monitorues të trupave ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ministri i jashtëm vlerëson se Greqia është impostuar në mënyrë konstruktive jo vetëm përkundrejt paketes se zgjidhjes së çështjes me Shqipërinë, por edhe me një nismë të fundit për të bashkuar 15 vende anetare në një takim të përbashkët atje.
Ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka raportuar se ka pozitivitet në qëndrimet e shumicës gjermane, ndërkohë që një dialog në vazhdim me Francën është ende në fuqi. Një ditë më parë një grup deputetësh të parlamentit hollandez vizitoi Tiranën me një mision monitorues, por për qëndrimin e të cilit nuk është bërë asgjë publike.

Sicred