KRYEFAQJA » LAJME » Integrimi, ambasadorët angazhohen për këshillim

Integrimi, ambasadorët angazhohen për këshillim

Personalitete të diplomacisë janë deklaruar sot publikisht të kontribojnë në çështjet e politikës së jashtme të vendit duke bashkëpunuar me gjithë instancat në vend e ato ndërkombëtare. Në një dalje për mediat duke berë të ditur krijimin e Këshillit të Ambasadorëve, ish ministri i jashtëm i Shqipërisë në vitet 2005-2007 Besnik Mustafaj, u angazhua të vendoset me staturë këshillimi pranë vendimeve të rëndësishme për vendin. “Ky këshill do të qëndrojë me vendosmëri jashtë preferencave politike dhe bvetëm në shërbim të interesave kombëtare, specifikisht me politikën jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar, por edhe më gjerë lidhur me zhvilimet e rëndësishme në vend” tha zoti Mustafaj. Ai tha se Këshilli i Ambasadorëve “do të marri pjesë aktivisht në programet dhe projektet e organizatave ndërkombëtare me përparësi BE lidhur me Shqipërinë apo rajonin të bindur se kontributi do të jetë në të mirë të programeve dhe projekteve”. Zoti Mustafaj tha se është rasti ti shprehi falenderimin Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në Uashington DC, për ndihmesën e vazhdueshme për themelimin e Këshillit të Ambasadorëve në Shqipëri.
Megjithese ishte dalja e parë në këtë format, prej nga qëndrimet konkrete nuk janë formuluar ende, zoti Mustafaj nuk i ka shpëtuar interesit për qëndrimin ndaj çështjes mjaftë të ndjeshme të detit në bisedimet shqiptaro-greke. “Qëndrimi ynë do të jetë inkurajues, pastaj në vlerësimin e asaj që është arritur, si është arritur, sa përputhet me interesat strategjike të kombit, në këtë rast nuk flitet më vetëm për pushtet apo ministri të jashtme, por flitet për interesat e sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë, ne vlerësimet do ti japim në momentin e duhur” tha zoti Mustafaj.

Sicred