KRYEFAQJA » LAJME » Instituti i Shëndetit Publik paraqet situatën gripale në vend
Vdes 7 vjeçarja, shtohet alarmi për kujdes ndaj gripit

Instituti i Shëndetit Publik paraqet situatën gripale në vend

Ka arritur në 21 mijë numri i vizitave të regjistruara në 1 javë për të sëmurët me grip në të gjithë vendin. Kurba e situatës epidemiologjike në vend si pasojë e përhapjes së virusit AH3N2 konfirmohet nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas këtij instituti konstatohet një rënie e lehtë e rasteve të raportuara nga qendrat shëndetësore në Tiranë. Arsyeja është frenimi i qarkullimit të virusit nga mbyllja e shkollave dhe kopshteve. Por kjo rënie nuk konstatohet në raportimet e qendrave shëndetësore në rrethe ku edhe temepraturat janë më të ulta.
Nëpër spitale raportimi i rasteve të komplikuara si pasojë e gripit vazhdon të jetë në të njëjtat nivele. Instituti i Shëndetit Publik parashikon që gjendja të vazhdojë të jetë në këtë kuadër klinik edhe përgjatë kësaj jave. Ai i bën thirrje popullatës së shëndoshë të vaksionohen pranë qendrave shëndetësore, ku edhe janë shpërndarë vaksinat.