KRYEFAQJA » LAJME » Institucionet e “Vettingut” në Komisionin e Ligjeve
Institucionet e “Vettingut”, në Komisionin e Ligjeve, komisioni parlamentar

Institucionet e “Vettingut” në Komisionin e Ligjeve

Komisioni i Ligjeve i rikthehet institucioneve të “Vettingut” kësaj here për tu plotësuar strutkurën dhe organikën mbështetëse me burime njerëzore dhe fonde buxhetore. Nisja e legjislaturës së re sjell nevojën e plotësimit të organeve të reja që pritet të sjellin rezultatet e zbatimit të reformës në drejtësi. Deputetët e ligjeve dëgjuan për më shumë se tre orë drejtuesit e rinj të Institucioneve të “ Vettingut” të cilët paraqiten në mënyrë të detajuar kërkesat për numrin e punonjësve mbështetës. Komisioni i Ligjeve shqyrtoi në parim projektvendimet për strukturat e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, të “Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” dhe të Komisionerëve Publikë”. Në seancën e ardhshme të komisionit parlamentar do të pyeten në mënyrë të detajuar njerëzit që do të udhëheqin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas burimeve të informacionit, strukturat e reja të “Vettingut” pritet të mbështeten nga më shumë se 170 burime njerëzore, të kategorizuara në këshilltarë ligjorë, këshilltarë të marrëdhënieve me jashtë, financierë, administratorë të cilët do të sigurojnë mbarëvajtjen e punës së organeve të reja kushtetuese të “Vettingut”.

Sicred