KRYEFAQJA » LAJME » Institucionet e Drejtësisë, ngrihet nënkomisioni Ad – HOC
Institucionet e Drejtësisë, ngrihet nënkomisioni Ad - HOC

Institucionet e Drejtësisë, ngrihet nënkomisioni Ad – HOC

Komisioni i Ligjeve kapërceu sot një tjetër procedurë që lidhet me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Me votat e të gjithë anëtarëve u ngrit nënkomisioni Ad-Hoc parlamentar i përbërë nga 5 deputetë. Ky komision do të përzgjedhë mes 32 kandidatëve, emrat më të mirë për të qenë anëtarë jogjyqtarë të Keshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Deputetet e opozites sikurse edhe një ditë me parë shprehën rezerva për mënyren sesi do të aplikohet Reforma në Drejtësi. Demokratët thonë se çdo veprim i shumicës qeverisëse është vetëm përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë politikisht.
Pritet pas ngritjes së nënkomisionit me pesë deputetë, të nisin seancat dëgjimore me kandidatët për anëtarë jogjyqtarë dhe jo prokurorë të Këshillave drejtuese të Gjyqësorit dhe Prokurorisë.
Kushtetuta kërkon që emrat e njerëzve të përzgjedhur nga nënkomisioni, të votohen me më shumë se 84 vota në Parlament. Kjo do të jetë një provë e re e konsensusit mes qeverisë dhe opozitës.

Sicred