KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Ulje të çmimeve me 1.4% krahasuar me një vit më parë

INSTAT: Ulje të çmimeve me 1.4% krahasuar me një vit më parë

Edhe pak ditë kanë ngelur për të mbyllur muajin tetor, Televizioni Publik Shqiptar bëri një vëzhgim për tregjet kryesore në kryeqytet. Sipas tregtarëve të pyetur çmimet e fruta perimeve janë normale me ndonjë rritje të vogël për frutat e importit. Referuar të dhënave të INSTAT për muajin shtator, Çmimet e importit të produkteve kanë shënuar ulje me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. “Çmimet në Uzinën Dinamo ku ne shesim janë më lirë se në gjithë tregjet e Tiranës, blerja ka një muaj që është 0. Çmimet janë shumë të lira, çdo gjë luhet për 10 lekë” shprehen tregtarët. Për qytetarët çmimet në tregje janë të larta. Por sipas tyre në tregun e Dinamos çmimet janë më të përballueshme për xhepin e qytetarëve. “E ku mund ta përballoj unë me kto çmime, është 700 lekë një kile speca” ndërsa një tjetër qytetar shprehet se është profesor edhe nuk ia del dot me kto çmime. Sipas tregtarëve ky vit krahasuar me një vit më parë ka patur më shumë prodhimin vendas. Nga ana tjetër ata shprehen se fuqia blerëse ka rënë krahasuar me vite më parë.

Sicred