KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Tre mujori i dytë, ekonomia rritet me 4.02 përqind!
INSTAT: Tre mujori i dytë, ekonomia rritet me 4.02 përqind!

INSTAT: Tre mujori i dytë, ekonomia rritet me 4.02 përqind!

Ekonomia shqiptare u rrit me 4.02 përqind në tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar nivelin më të lartë për të njëjtën periudhë që nga viti 2012, njoftoi të premten Instituti shqiptar i Statistikave. Sipas tij rritja i dedikohet sektorit të ndërtimit dhe industrisë, përkatësisht me 1.84 pikë përqindje dhe 0.69 pikë përqindje.
Por krahas ketyre dy shtyllave kryesore të ekonomisë që kanë udhëhequr rritjen në total, sipas INSTAT, në periudhën Prill – Qershor, prodhimi është rritur në 9 nga 11 sektorët e ekonomisë. Dy degët e vetme me kontribut negativ janë Shërbimet e tjera dhe Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative. Edhe në tremujorin e parë ecuria e ekonomisë ishte afër nivelit 4 përqind dhe bazuar mbi këto të dhëna të Instat, rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit shënon një zgjerim me rreth 4 përqind, duke iu rikthyer pas afro një dekadë këtij niveli. Për këtë vit, qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë një rritje 3.8 përqind, ç’ka do të thotë se ecuria e deritanishme e ekonomisë i tejkalon pritshmëritë e tyre.

Sicred