KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT: Shqipëria drejt plakjes

INSTAT: Shqipëria drejt plakjes

Që Shqipëria po plaket, madje me ritme të shpejta nuk është më një lajm i ri Ledia Thomo, drejtore e statistikave sociale në INSTAT thotë se fenomeni që dha shenjat e para në vitet ’90 ku u shënuan 82 mijë lindje ka ardhur vetëm duke u thelluar për të arritur në një pikë kritike në vitin 2016 kur u shënuan vetëm 32 mijë lindje në Shqipëri. Sipas ekspertëve të ekonomisë një ndër shkaqet e thellimit të fenomenit është skema jo favorizuese e sigurimeve shoqërore që aplikon Shqipëria ndaj nënave që sjellin në jetë një fëmijë. Dhe efektet nuk janë vetëm ato që ndjehen menjëhershem si plakja e popullsisë. Sipas INSTAT, edhe të dhënat në përpunim e sipër për vitin 2017, mbi lindjet e reja, nuk lënë vend për optimizëm .

Sicred