KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Rritet numri i vizitorëve në Shqipëri
INSTAT: Rritet numri i vizitorëve në Shqipëri

INSTAT: Rritet numri i vizitorëve në Shqipëri

Mbi 5 milion e 100 mijë vetë është numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2017, që do të thotë 8,1 përqind më shumë në krahasim me vitin 2016.

Ndërsa numri i hyrjeve gjithsej në vendin tonë, duke përfshirë edhe shqiptarët është rreth 10 milionë. Krahasuar me vitin 2016 edhe kjo statistikë ka pësuar rritje me 6,9 përqind.

Këto janë të dhëna vjetore që sapopublikon Instat, sipas të cilit hyrjet nga Polonia kanë pasur rritjen më të madhe, me 73,6 përqind dhe rënie kanë pasur vetëm hyrjet nga Kosova, 19,1 përqind.

Është rritur me 14,1 përqind edhe numri i vizitoreve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë në muajin festiv të dhjetorit, mbi 257 mijë vizitorë. Maqedonasit kanë pasur rritjen më të madhe, afërsisht me 2 herë, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur të ardhurit nga Greqia, 17,9 përqind më pak.

Por ndërkohë, edhe shqiptarët e të huajt që kanë dalë nga Shqipëria gjatë vitit 2017, janë po mbi 10 milionë sikurse edhe hyrjet e tyre, duke shënuar një rritje me 9,4 përqind, krahasuar me vitin 2016. Edhe shqiptarët që kanë të dalë nga Shqipëria gjatë 2017-s janë mbi 5 milionë e 100 mijë vetë, po aq sa kanë hyrë edhe vizitorë të huaj në Shqipëri. Krahasuar me vitin 2016, edhe ky numër është rritur me 6,9 përqind.

Sicred