KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT : Popullsia e Shqipërisë në rritje pas 15 vjetësh
INSTAT: Tre mujori i dytë, ekonomia rritet me 4.02 përqind!

INSTAT : Popullsia e Shqipërisë në rritje pas 15 vjetësh

Instituti i statistikave raporton se popullsia në Shqipëri është rritur për herë të parë pas 15 vitesh. Në publikimin e fundit, INSTAT bën të ditur se në 1 janar të këtij viti popullsia banuese në vendin tonë arriti në 2 milionë e 876 mijë e 591 banorë nga 2 milionë e 875 mijë e 592 banorë që ishte një vit më parë. Për herë të parë që nga 2001, INSTAT thotë se lindjet ishin më të larta se sa vdekjet, shtuar këtu edhe emigracionin neto të popullsisë. Përgjatë 2016, në vendin tonë, lindën 32 mijë foshnjë ndërkohë që kanë vdekur 21 mijë persona. Çka nënkupton se shtesa neto e popullsisë gjatë vitit të kaluar ishte 11 mijë persona. Por në të njëjtën periudhë diferenca mes personave që emigrojnë dhe atyre që vijnë për të jetuar në Shqipëri ishte 10 mijë vetë, çka bën që shtesa neto e popullsisë të jetë vetëm 1 mijë persona. Nga shifrat e INSTAT rezulton se Tirana, Durrësi dhe Vlora janë tre qarqet ku është rritur popullsia, ndërkohë që në 9 qarqet e tjera numri i popullsisë banuese ka shënuar rënie. Më konkretisht, uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Kukës.

Sicred