KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Papunësia bie me 1.9%

INSTAT: Papunësia bie me 1.9%

Instituti i Statistikave raporton se papunësia në vitin 2016 është ulur me 1.9 pikë % krahasuar me një vit më parë. Në anketën mbi tregun e punës për vitin që shkoi, rezulton se niveli i papunësisë për grupmoshën 15 deri 64 vjeç është 15,6% nga 17,5% që ishte në vitin 2015. Referuar të dhënave të Institutit të statistikave papunësia është ulur tek të tre grupmoshat, por rënia më e fortë e saj vërehet tek të rinjtë e moshës 15-29 vjec, me 4.3 pikë përqindje me bazë vjetore. Megjithatë, INSTAT vëren se edhe përgjatë 2016 shkalla e papunësisë është më e lartë për meshkujt sesa për femrat. Raporti i INSTAT evidenton se gjatë vitit që shkoi numri i të punësuarve në Shqipëri është 1 milion e 157 mijë persona, ndërkohë që numri i të papunëve vlerësohet të jetë 208 mijë persona. Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej. Sipas INSTAT qarqet me punësimin më të lartë janë Elbasani, Fieri dhe Berati, ndërsa qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Vlora dhe Tirana.

Sicred