KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT: “Numri i lejeve të ndërtimit arrin shifra rekord gjatë vitit të kaluar.”

INSTAT: “Numri i lejeve të ndërtimit arrin shifra rekord gjatë vitit të kaluar.”

Sektori i ndërtimit i është rikthyer rritjes pas një periudhe të tejzgjatur krize. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se përgjatë vitit të shkuar numri i lejeve të ndërtimit ka arritur në shifra rekord, duke e bërë Shqipërinë të ngjashme me një kantier të madh ndërtimi. Për herë të parë pas vitit 2011, numri i lejeve që autoritetet kanë lëshuar ka arritur në 819, ku peshën më të madhe e mban Tirana. Referuar të dhënave të INSTAT përgjate vitit te kaluar në kryeqytet janë dhënë 231 leje për projekte të ndryshmë ndërtimi, 125 leje më shumë se një vit më parë. Më pas vjen Fieri, Durrësi dhe Korca. Ndërsa qarku me numrin më të ulët të lejeve për ndërtesa të reja rezulton Dibra me 24 të tilla. Sipas INSTAT vlera e lejeve të ndërtimit që u dhanë përgjatë vitit të kaluarnë të gjithë vendin arrin 49.1 miliardë lekë nga 25.8 miliardë lekë që ishte në 2016, duke shënuar një rritje prej 90,3 %. Ndërtimi ishte sektori që u godit më fortë nga kriza ekonomike e 2008-ës. Por duket se ky sektor po rigjallërohet me ritme të shpejta dhe përgjatë 2017 rezulton burimi kryesor i rritjes ekonomike.

Sicred