KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Në korrik u rritën eksportet dhe importet
INSTAT: Në 2017 ekonomia rritet me 3.84 përqind

INSTAT: Në korrik u rritën eksportet dhe importet

Pas një ngadalësimi të lehtë në qershor, eksportet shqiptare iu rikthyen trendit rritës në korrik. Të dhënat e fundit nga Instat tregojnë se eksportet në këtë muaj u rritën me 18 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. Në total për periudhën janar – korrik kompanitë shqiptare kanë eksportuar 158 miliardë lekë mallra.

Referuar shifrave të Instat kjo ecuri i dedikohet kryesisht dy grupeve: materialeve të ndërtimit me pesë pikë përqindje dhe grupi tekstile dhe këpucë i njohur ndryshe si industria fason me 1.2 pikë përqindje.
Por nga ana tjetër edhe importet në periudhën janar – korrik kanë shënuar rritje. Në shtatë muaj, Shqipëria ka importuar nga jashtë mallra në vlerën e 350 miliardë lekëve, 6 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar Instat importet patën të gjitha grupmallrat krahasuar me një vit më parë, por rritjen më të madhe e kanë shënuar mallrat për Gazsjellësin Trans-Adriatik, TAP si dhe importet e energjisë elektrike për shkak të situatës së vështirë që po përballet vendi pas thatësirës së tejzgjatur.

Rritja e importeve ka bërë që deficiti tregtar të zgjerohet me 1.4 përqind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në vlerën e 192 miliardë lekëve.

Sicred