KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Në 2017 ekonomia rritet me 3.84 përqind
INSTAT: Në 2017 ekonomia rritet me 3.84 përqind

INSTAT: Në 2017 ekonomia rritet me 3.84 përqind

Ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017, vlerësohet me rritje prej 3,36 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2016. Sipas Institutit të Statistikave kontributin kryesor ne kete rritje e kane shenuar degët Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia , Ndërtimi, Industria, Energjia dhe Uji ndersa negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,23 pikë përqindje. Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,14 %.
Ndërkohë që për tremujorin e katërt të 2017 eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 3,77%, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10,98 %. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ekonomia u rrit me 3.84% për gjithë vitin 2017, nga 3.37% që është vlerësimi paraprak.

Sicred