KRYEFAQJA » LAJME » INSTAT: Janar 2018-shifra rekord të aksidenteve rrugore

INSTAT: Janar 2018-shifra rekord të aksidenteve rrugore

Shifra rekord shënon numri i aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në muajin janar të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në muajin Janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %. Fatmirësisht numri i personave që kanë humbur jetën nga këto aksidente është më i ulët se një vit më parë. Statistikat tregojnë për 9 të vdekur më pak. Në Janar 2018, numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë. INSTAT thotë se aksidentet rrugore, në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45-60 vjeç. Ajo çfarë tregojnë shifrat është fakti se aksidentet vazhdojnë të mbeten të larta në të njëjtët qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë. Kjo sepse disa segmente të njohura si njollat e zeza kanë parregullsi. Specialistët thonë se një pjesë e mirë e segmenteve kryesore janë duke u përfunduar, por edhe ato që janë përfunduar nuk i kanë të gjitha pjesët e elementëve të sigurisë rrugore.

Sicred