KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: “Eksporti 10 herë më i lartë se importi i energjisë”

INSTAT: “Eksporti 10 herë më i lartë se importi i energjisë”

Prodhimi vendas i energjisë elektrike është dyfishuar në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i statistikave raporton se pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë e kanë realizuar hidrocentralet publike të kaskades së Drinit konkretisht në masën 65%, ndërkohë që vetëm 35% e prodhimit të energjisë ka ardhur nga hecet private. Dyfishimi i prodhimit ka përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të energjisë. Referuar të dhënave të INSTAT në periudhën Janar-Mars eksportet e energjisë ishin 10 herë më të larta se importet. Nga ana tjetër edhe konsumi i energjisë elektrike është rritur në total me 6.9 përqind, por rritja e konsumit ka ardhur kryesisht nga konsumatorët jo familjarë. Ndërkohë që tek konsumatorët familjarë në tre muajt e parë konsumi i energjisë elektrike u rrit me 1.9 % krahasuar me një vit më parë.

Sicred