KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » INSTAT: Ekonomia në tre mujorin e tretë rritet 3.55 përqind
instat, Shitjet me pakicë, në INSTAT

INSTAT: Ekonomia në tre mujorin e tretë rritet 3.55 përqind

Instituti i statistikave raporton se ekonomia shqiptare u rrit me 3.55 përqind në periudhën Korrik – Shtator. Sipas INSTAT kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë tregtia, hotele – restorante dhe transporti.
Nga ana tjetër, industria nxjerrëse dhe pasuritë e paluajtshme janë dy degët me kontribut negativ në ekonomi për tremujorin e tretë të vitit.
Edhe ndërtimi, sektori që kishte udhëhequr zgjerimin ekonomik përgjatë tremujorëve të fundit ka një ngadalësim të dukshëm gjate periudhes Korrik Shtator.
Si nëntëmujor rritja ekonomike arrin në vlerën 3.87 përqind, kryesisht për shkak të ecurisë së mirë në gjysmën e parë të vitit.

Sicred