KRYEFAQJA » LAJME » Hapat e kërkimit të kanaleve digjitale

Hapat e kërkimit të kanaleve digjitale

Një ditë pas fikjes të sinjalit analog në Tiranë dhe Durrës tashmë teleshikuesit duhet të pajisen me aparat marrës dixhital, ose një tjetër mënyrë për ta marrë këtë sinjal është me televizor të cilët e kanë të trupëzuar pajisjen DVB T2 në aparatin e tyre. Shumë prej qytetarëve e kanë përjetuar jo mirë këtë situatë pasi nuk kanë patur mundësi të informohen në lidhje me mënyrën se si do të veprohet më pas. 

Instalimi i dekoderit DVB T2 në një aparat televizori të thjeshtë T1 kryhet në një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. Pas dekoderit vendoset fishi i dhëmbëzuar HDM-i, vihet në prizë dekoderi e më pas instalohet edhe fishi i antenës. Ndezja e dekoderit do të sjellë edhe shfaqjen e logos dhe menusë ndërsa në ikonën kërkim automatik do të shtypet butoni që e nis këtë procedurë. Pas disa minutash në ekranin e televizorit do të shfaqet lista me 12 kanale të paketës RTSH si dhe kanalet e tjera të cilat mbështeten në platformën digjitale RTSH.

 Të gjithë teleshikuesit të cilët e kanë aparatin DVB -T2 ose televizorin e tyre të pajisur me këtë teknologji mund të shohin të gjithë kanalet e paketës RTSH si dhe kanalet kombëtare falas.