KRYEFAQJA » LAJME » Iniesta drejt transferimit në Super Ligën Kineze

Iniesta drejt transferimit në Super Ligën Kineze

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja dhe Kina flitet se mesfushori 33-vjeçar spanjoll, Andres Iniesta është drejt mbylljes së karrierës me Barcelonën dhe transferimit të tij në Super Ligën Kineze. E skuadra Çonçing mund të jetë destinacioni i tij më i mundshëm. Por duket se lajmi për kalimin e Iniestës drejt Kinës është vetëm një thashethem. Këtë e konfirmon vetë trajneri i ekipit kinez, Paulo Bento. “Ky është një thashethem dhe në këto kushte është shumë e vështirë të komentosh thashethemet. Unë mendoj se nuk ka ndonjë tifoz apo trajner në botë që nuk i pëlqen një lojtar si Iniesta,” tha portugezi. Iniesta, i cili ka qenë vendimtar në sukseset e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle për më shumë se një dekadë, duket se do të largohet nga klubi katalanas, në fund të sezonit. PPTV, një transmetues interneti kinez që ka të drejtat për La Liga në Kinë, javën e kaluar përmendi se “burime të brendshme anonime” nga Çonçing kanë konfirmuar se Iniesta do të nënshkruajë për ta”. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marka, presidenti i skuadrës kineze Jiang Lizhang, po bën përpjekjet maksimale për ta sjellë Iniestën në Kinë. Por klubi i ÇOnçing nuk ka pranuar të komentojë më shumë mbi bisedimet që janë kryer.

Sicred