KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Informalitet i lartë në turizmin shqiptar
Rama optimist për turizmin

Informalitet i lartë në turizmin shqiptar

Pak ditë më parë buxhetit të shtetit iu shterën rreth 4 miliardë lekë ose afër 32 milionë euro si të ardhura të munguara për gjysmën e parë të vitit. Ekonomistët llogarisin rritjen ekonomikë mbi 4 % dhe presin që, sipas kësaj llogjike, të ardhurat të rriten minimalisht 7 %. Aktualisht jemi në kushtet e një rritjeje të të ardhurave buxhetore më të ulët se rritja ekonomike, që do të thotë se kemi një përkeqësim të administrimit fiskal.
Administratorët fiskalë nuk e pranojnë këtë panoramë. Ata deklarojnë përditë kyçjen e subjekteve të parregjistruara, tani janë më shumë se 250 të tilla, por shtojnë se këto janë pak në raport me 106 mijë subjektet që paguajnë rregullisht tatime e taksa në buxhet.
Por çfarë ndodh me tatimet?
Sipas INSTAT deklarohen afërsisht mbi 20 milionë netë fjetjeje në vit në Shqipëri, nga të cilat 10 milionë gjenerohen nga hotelet.
Nëse TVSH do të ishte 20% për shtrat/natë buxheti do të akumulonte, vetëm nga hotelet, 30 milionë Euro sa është humbja e 6 mujorit të parë. Tani TVSH është 6 %. Por treguesi aktual është tregues i shkallës së lartë të informalitetit dhe rrjedhimisht taksave të ulëta të grumbulluara nga ky sektor. Kontributi i bie të jetë i papërfillshëm.
Sipas DPT, janë në veprimtari biznesi 1432 kompani, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e turizmit. Rreth 1200 janë hotele me kapacitet 40.000 shtretër, por edhe 164 struktura akomoduese të tjera, të cilat duhet të kontribuonin të paktën dyfishin e kësaj shifre.
Por një numër i konsiderueshëm janë të parregjistruar askund, nga ku mund të gjesh numrin e shtetëve të tyre dhe nete fjetjet. Tatimet nuk e kanë një shifër të tillë.
Deklarimi i përfaqësuesit të zyrës së FMN në Tiranë është se “Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve në sektorin e turizmit nuk paguajne TVSH”. Ndërsa rekomandimi i tij “do të kishte qënë më mirë që të ishte filluar nga përmirësimi i zbatimit të ligjit të turizmit, sepse do kishte pasur më shumë përfitime nga pikëpamja e të ardhurave”
Edhe më parë Radio Televizioni Shqiptar ka theksuar se në sektorin e turizmit në Shqipëri, informaliteti është i lartë, i pallogaritur ndonjëherë dhe vlerësohet si shkaku kryesor i mungesës së konkurrueshmërisë në këtë sektor. Në një relacion dorëzuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendit, evidentohet fakti se 90% e shtretërve në njësitë akomoduese nuk paguajnë taksa.
Në 2017, të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Ky vit do të ketë shumë më tëpër xhiro nga turizmi, por të ardhurat duket se do të mungojnë për shkak te evazionit të lartë që nuk po përballohet dot nga shiritat verdhe zi që tatimet vendosin në hyrje edhe të resorteve turistike, qofshin këta edhe me emër.

Sicred