KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Informal”, rebelimi me skulpturë i një artisti

“Informal”, rebelimi me skulpturë i një artisti

Kur njeriu politik nuk ndryshon, atëherë artisti duhet të gjejë forma lirie duke dëshmuar kështu një ezistencë dhe rebelim ndaj Homos Politicus. E tillë është ekspozita personale e artistit Vladimir Llakaj i cili vjen para publikut në galerinë FAB me vepra në skulpturë dhe pikturë titulluar “Informal”. Vetë ai shprehet: “Të gjitha format në tërësi kanë njëlloj monumentaliteti të zymtë, dhe një sintoni dramatike mes tyre” Teksa historia njerëzore përsëritet, artisti duke ju referuar një epoke të historisë së artit, rimerr thelbin për të shprehur gjendjen e neverisë ndaj politikës që përsërit vetveten deri në mërzi. Skulptori Llakaj vijon : “Historia e njerëzimit është më e koklavitur dhe më e turpshme. Ne aty dallojmë të gjitha gabimet njerëzore tonat. Ndërsa në historinë e artit kjo nuk ekziston. Vendi jonë e ka të domosdoshme të njohë bukurinë e historisë së artit. ” Një skulpturë e cila luan me formën për të shprehur përmbajtjen ndjehet jo vetëm në materialet që artisti përdor, por edhe në ngjyrat nga e zeza si magmë deri tek e kaltra qiellore. Llakaj shprehet kështu: “Çështja është nëse një artist ose një njeri ose një shoqëri arrin të dallojë atë lloj ngjyre që mund ti përshtatet jetës së vetë ose që mund ta bëjë atë më të bukur apo më qiellore.” Njësoj artisti luan edhe me pikturën, e po aq me instalacionin shumë politik, siç e shpjegon ai, provokon me sloganet që nuk ndryshojnë shumë edhe pse marrë nga kohë të ndryshme; komunizëm dhe “pseudodemokraci”.

Sicred