KRYEFAQJA » LAJME » INFOCIP vëren: Konsultimet publike drejtohen nga kryebashkiakët, jo Këshillat Bashkiakë

INFOCIP vëren: Konsultimet publike drejtohen nga kryebashkiakët, jo Këshillat Bashkiakë

2 vjet pas miratimit të ligjit për vetqeverisjen vendore, Qendra për Çështje të Informimit Publik ka prezantuar disa gjetje lidhur me zbatimin e tij në 3 bashki të vendit, atë të Tiranës, Kamzës dhe Vorës. Drejtori I INFOchip, Gerta Shella tha se funksioni i këshillave bashkiakë sa i përket konsultimeve të projektvendimeve është marrë nga kryebashkiakët. “Ne mendojmë që ligji duhet ta ridefinojë rolin parësor të këshillit në ndërmarrjen e konsultimeve për këto plane” tha zoti Shella. Sipas tij kjo praktikë është absorbuar nga kryetarët e bashkive.
Nevojën e harmonizimit të legjislacionit e pranon edhe zëvendësministrja e brendshme, Romina Kuka. “Studimi ka identifikuar nevojën për harmmonizim të legjislacionit për të cilin qeveria do të marri të gjitha nismat ligjore të nevojshme” tha ajo.
Studimi i INFOchip është mbështetur nga LëvizAlbania. “Marrëdhënia e jonë me qeverisjen vendore dhe me të gjithë të zgjedhurit nuk duhet të jetë vetëm në ditën e votimit një herë në katër vjetm, por duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme, konsistente dhe me një pjesmarrje më të madhe të të gjithë aktorëve të cilët mund të kontribuojnë” tha Valbona Kuko Drejtore Ekzekutive e LëvizAlbania.
Sipas këtij monitorimi media nuk i mbulon mbledhjet e këshillave bashkiake, me përjashtim të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sicred