KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Infermieri “monster” trondit Gjermaninë

Infermieri “monster” trondit Gjermaninë

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm pasi ishte gjetur fajtor për dy vrasje të mbetura në tentativë dhe dy vrasje të tjetra në klinikën e qytetit Demendors ku kishte punuar nga viti 2003 deri në 2005-ës. Por pasi të afërmit e viktimave kërkuan një thellim të hetimeve, u gjet se infermieri Nils Hegel, 40 vjeç, u ka shkaktuar vdekjen e të paktën 84 personave të tjerë në këtë spital dhe në një spital tjetër ku kishte punuar më parë. Ai u injektonte viktimave të tij doza ilacesh vdekjeprurëse, të cilat shkaktonin arrest kardiak ose ndalim të sistemeve qarkulluese. Gjetjet e punës së komisionit të ngritur në vitin 2014, për hetimin e shkallës së krimeve të tij, mund ta rendisin Nils Hegel si vrasësin më masiv të gjermanisë së pas-luftës. Sipas gjykatësve, dëshira për të ringjallur pacientët që drogonte ishte motivi i veprave të tij. Policia thotë se ai e ka filluar veprimtarinë që në vitin 2000 në një klinikë të Oldeburg-ut, ku u analizuan qindra kartela mjekësore dhe u zhvarrosës rreth 134 trupa për të gjetur mbetjet e drogës që ai përdorte. “Gjetjet e hetimeve kapërcejnë cdo kufi të imagjinatës. Nuk është e thjeshtë të thuash sesa njerëz ka vrarë ai”, u shpreh shefi i policisë së Oldenburgut. Ndërkohë Hegel do të përballet me gjykatën për akuzat e reja të vrasjes në fillim të vitit të ardhshëm.

Sicred