KRYEFAQJA » LAJME » Infermierëve të diplomuar para 12 viteve u ulet paga

Infermierëve të diplomuar para 12 viteve u ulet paga

Infermierët e diplomuar në vitet 2002 -2006 të cilët kanë bërë 3 vjet e gjysëm shkollë dhe 6 muaj praktikë nuk u njihet më diploma si kualifikim master shkencor, por si bachelor. Kjo ka qënë arsyeja që një pjesë e infermierve të diplomuar gjatë këtyre viteve i është ulur paga me 3000 lekë, dhe u është kërkuar ti kthejnë shtetit parat e marra nga viti 2015. “Infermierët janë njoftuar thjesht me një shkresë nga institucioni ku punojnë që të gjithë këtyre infermierve me diplomë 4-vjeçare do tju njihet si diplomë bachelor. Automatikisht infermierët pësojnë ulje të pagës”.

Kreu i shoqates së infermierëve Elson Jacaj ka sqaruar se vendimi i Ministrisë së Arsimit po vepron vetëm për një pjesë të infermierve që janë diplomuar në këto vite. “Jo të gjithë infermierët po preken njëkohësisht dhe kjo është çudia e ligjit që po vepron. Do të thotë që nëpër rrethe ka mbi 2-3 muaj që është prekur ndërsa në QSUT ka një muaj që ka ardhur shkresa dhe aktualisht jo të gjithë janë akoma të prekur që do të thotë ka akoma infermierë që marrin të njëjtën pagë të pa ulur”.

Ministria e Arsimit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka sqaruar se po ndjek me përparësi çështjen e njohjes së diplomave të infermierëve dhe se sebashku me Universitetin e Mjekësisë jane në diskutime për t’i dhënë një zgjidhje definitive kësaj situate që prek rreth 4 mijë infermierë. Ministria e Arsimit ka sqaruar se është ngritur një grup pune për rastin konkret për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase në favor të infermierëve.

Sicred