KRYEFAQJA » LAJME » Infeksionet spitalore vazhdojnë të mbeten një problem madhor

Infeksionet spitalore vazhdojnë të mbeten një problem madhor

Sallat e operacioneve të disa spitaleve rajonale përbëjnë rrezik të lartë për infeksione spitalore pasi nuk plotësojnë standartet higjeno-sanitare. Konstatimi i përket analizave të kryera nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në kuadër të një studimi që ende nuk ka përfunduar. Zv. Minsitrja e shëndetësisë Mira Rakacolli, thotë se infeksionet spitalore janë vërtetë një problem shqetësues por puna për minimizimin e tyre ka nisur që me partneritetin publik-privat për futjen dhe sterilizimin e instrumentave kirurgjikale, ku shifrat tregojnë rënie. “Mundësia e marrjes së infeksionit natyrisht që është e madhe dhe kryesorja nga ku merren kto infeksione janë veglat kirurgjikale dhe materialet që përdoren në plagë dhe gjatë interventeve. Shifrat në 2015 kanë qënë në 30%. Kjo ka qënë edhe një nga arsyet që u bë partneriteti publik-privat për të kryer sterilizimin. Numri i infeksioneve po të flasim në gjuhën e shifrave janë përgjysmuar kanë arritur në 13% në 2017”. Znj. Rakacolli risolli në vëmendje aksionin e pastrimit që nis javën e ardhshme, i cili sipas saj është më i gjërë se kaq. “Aksioni nuk është thjesht një aksion pastrimi por është një aksion për higjenizimin, rregullimin dhe plotësimin e të gjitha standarteve higjeno-sanitare të spitaleve tona”. Në QSUT, në ato shërbime ku u futen instrumentat e rinj kirurgjikal, jo vetëm kanë shkuar drejt zeros infeksionet spitalore tek pacientët por edhe ditqëndrimi në spital i tyre ka rënë ndjeshëm.

Sicred