KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Infantino: Rusia gati për “Kupën e Botës”
Infantino: Rusia gati për "Kupën e Botës"

Infantino: Rusia gati për “Kupën e Botës”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se Rusia është plotësisht e gatshme për të pritur Kupën e Botës në futboll. Ndërsa ka falenderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit në Soçi, për angazhimin e tij në këtë shfaqje të madhe të futbollit botëror. Rusia po garon me kohën, duke bërë përpjekjet maksimale që të jetë gati në 14 qershor. Kupa e parë botërore e futbollit e organizuar në Evropën Lindore do të jetë dhe më e shtrenjta, ndërsa vjen në nxehtësinë e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit. Gjithashtu ajo ka qenë e përfshirë nga vonesat në ndërtimet e stadiumeve, frika nga huliganizmi e deri te këngët raciste në ndeshje. Megjithatë, Infantino tha fjalët më të mira për përpjekjet e Rusisë që ky aktitetet madhor të shkojë sa më mirë. “Ju po punoni që kjo Kupë Bote të jetë më e mira e zhvilluar ndonjëherë – i tha Ifantino, Putin. – Reagimet nga të gjithë ekspertët tanë në FIFA janë jashtëzakonisht pozitive. Dhe kjo tregon se Rusia është absolutisht e gatshme të presë kupën e botës e për të festuar në këtë vend të bukur”, tha ai. Putin dhe Infantino e filluan ditën duke paraqitur për kamerat kartat e identifikimit Fan të lëshuara nga autoritetet ruse me të cilat të gjithë përdoruesit do të kenë shumë lehtësira. Më pas ata vizituan Stadiumin Fisht të Soçit. Rusia nuk e ka kaluar fazën e grupeve të një turneu ndërkombëtar në 10 vjet dhe do të jetë nën presion të madh në ndeshjet që do të luajë në shtëpinë e vet. Putini po përdor prestigjin e kësaj ngjarje për të shfaqur statusin e superfuqisë së Rusisë dhe dëshiron që ekipi kombëtar të luajë rolin e tij në fushë.

Sicred