KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indonezi, vullkani në malin Agung në prag shpërthimi
Indonezi, vullkani në malin Agung në prag shpërthimi

Indonezi, vullkani në malin Agung në prag shpërthimi

Autoritetet indoneziane kanë lëshuar alarmin për riaktivizimin e vullkanit në ishullin turistik të Balit, duke paralajmëruar se shpërthimi është afër. Rreth 10 mijë persona janë evakuuar, ndërsa zyrtarët i bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të paktën 9 kilometra larg malit Agung. “Asnjë person nuk duhet të qëndrojë brenda rrezes së specifikuar si e rrezikshme në rast të një shpërthimi”, ka thënë një zyrtar vendas. Më shumë se 1 mijë persona humbën jetën kur vullkani në malin Agung shpërtheu në vitin 1963.

Sicred