KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indonezi, shkon në 142 numri i viktimave nga tërmeti
Indonezia sërish goditet nga tërmeti

Indonezi, shkon në 142 numri i viktimave nga tërmeti

Ka shkuar në 142 numri i viktimave nga tërmeti me magnitugë 7 që goditi ishullin Lombokut në Indonezi, sipas autoriteteve lokale. Një bilanc tragjik dhe shifër që është rritur në mënyrë dramatike orët e fundit. Kjo u njoftua nga Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive, e cila bën me dije se numri i viktimave është i destinuar të rritet pasi shpëtuesit nuk kanë arritur ende të futen në disa nga zonat më të goditura në veri të ishullit. Dëmet janë katastrofike në veri të Lombokut, ku qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë dëmtuar. Turistët perëndimorë kanë parë tmerr me sy, ndërkohë qëe shumë hotele janë evakuuar. Lëkundjet e tokës vijnë pas një tërmeti tjetër që goditi ishullin e arqipelagut indonezian, një javë më parë e që i mori jetën 16 personave. Fillimisht u lëshua një apel që i kërkonte popullatës të qëndronte në vende të ngritura, për t’i shpëtuar ndonjë vale të mundshme anormale. Por, më pas, alarmi për Tsunami u tërhoq.
Indonezia është e ekspozuar ndaj tërmeteve pasi ndodhet në unazën e zjarrit, linjën që përshkon të gjithë oqeanin paqësor, ku përllogaritet se ndodhin 90 përqind të tërmeteve të botës. Po në këtë linjë ndodhet edhe më shumë se gjysma e vullkaneve aktivë të botës. Lombak është një destinacion popullor për turistët për shkak të plazheve të tij, por edhe relievit malor. Tërmeti është ndjerë për disa sekonda edhe në Bali, ku njerëzit dolën nga ndërtesat.

Sicred