KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indonezi, protesta kundër ndotjes gjatë Lojrave Aziatike
Indonezi, protesta kundër ndotjes gjatë Lojrave Aziatike

Indonezi, protesta kundër ndotjes gjatë Lojrave Aziatike

Aktivistët e mjedisit me një tabelë të madhe në kryeqytetin e Indonezisë, nxorrën në pah ndotjen toksike të ajrit, duke theksuar se kjo gjë përbën një rrezik për banorët dhe atletët që konkurrojnë në Lojërat Aziatike. Rreth 17,000 atletë dhe zyrtarë nga 45 vende aziatike – së bashku me një sërë turistësh, janë në Xhakarta dhe Palembang për ngjarjen e dytë më të madhe në botë, që vazhdon deri më 2 shtator.
Anëtarët e Greenpeace treguan në një mural, një person që mbante një maskë me gaz dhe mesazhin: “Ne thithim të njëjtin ajër”. Gjithashtu, ai shfaqi numrin 152, të indeksit të cilësisë së ajrit të qytetit në terren. I konsideruar ky si një kërcënim për shëndetin e popullatës.
Ky indeks prej 152 ishte një mesatare e marrë nga pesë pajisje monitorimi rreth Xhakartës. Atletët që konkurrojnë në ambjente të mbyllura janë relativisht të paprekur, por kjo nuk mund të thuhet për sportistët e tjerë që garojnë jashtë si: atletikë, gjuajtje me hark, basebal dhe rugby.
Tjetër problem që është shfaqur këto ditë në Xhakarta është edhe kaosi me biletat. Qindra njerëz u lanë të zemëruar në radhë për orë të tëra në temperaturat e larta, për të blerë biletat e Lojërave Aziatike, dhe më pas u tha se nuk kishte mbetur asnjë. Tifozët janë lënë pa bileta edhe pse kishin rezervuar në internet. Organizatorët thanë se ajo faqe ishte mbyllur dhe kishin hapur një faqe të re për shitjen e biletave. Disa tifozë u detyruan të blejnë bileta me dyfishin e çmimit në tregun e zi. Ndërkohë që në qytetin tjetër pritës të Lojërave Aziatike, Palembang, ra një zjarr i madh në fshatin pranë vendit ku po zhvillohen lojërat. U desh ndërhyrja e një helikopteri dhe kampionëve të mëdhenj me ujë që të shuanin zjarrin.

Sicred